Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Policinë e Shtetit për një sulm të qëllimshëm ndaj selisë së PD-së, pas hedhjes së gazit lotsjellës në oborrin e godinës. Sipas tij, ndërhyrja është kryer pa asnjë provokim nga ana e demokratëve, ndërsa paralajmëroi se opozita do të vijojë aksionin deri në rrëzimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se në oborrin e selisë ndodheshin qytetarë dhe mbështetës të PD-së, kur efektivët hodhën sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke shkaktuar probleme te personat e pranishëm
Sali Berisha: Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së. Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Ramën e pret qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.
Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit. Ne do i marrim në mbrojtje. Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policët sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

