Lajme Zone
Gati 3 muaj pas zgjedhjeve, 'presidenti' mban peng institucionet në Kosovë! PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Mos bëj hajgare me qytetarët!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gati 3 muaj pas zgjedhjeve, 'presidenti' mban peng institucionet në Kosovë! PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Mos bëj hajgare me qytetarët!

Opozita akuzon Albin Kurtin se po mban peng krijimin e institucioneve, ndërsa gati tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, zhbllokimi i krizës mbetet i lidhur me negociatat për zgjedhjen e Presidentit.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u mblodhën sërish këtë të hënë në Kuvend, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive dhe akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon krijimin e institucioneve. Më pas, deputetë të dy partive, së bashku me asamblistë dhe drejtues lokalë, bllokuan hyrjen e godinës së Qeverisë, duke i bërë thirrje Kurtit të paraqitet në Kuvend dhe të zhbllokojë ngërçin politik. “Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërrijt edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%”, deklaroi deputeti i PDK-së, Arian Tahiri. LEXO EDHE:'Kurti të mos bëjë hajgare me qytetarët', PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë: Të vijë në Kuvend e të krijojë institucionet! “Edhe sot, sikurse ato ditë, me sinqeritet po e konstatojmë bllokadën e re të Kuvendit të Kosovës, të shtetit të Kosovës. Dhe ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit”, u shpreh deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani. Pas mbledhjes në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe AAK-së vijuan aksionin para godinës së Qeverisë, ku bllokuan hyrjen kryesore. “Kur cenohet Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, neve na keni përballë. Mos ta ngatërrojnë durimin tonë me frikë, sepse bash hiç nuk frikësohemi. Kur protestojmë sot në mënyrë simbolike në numër më të vogël, nesër edhe në rrugë”, deklaroi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. “E ftoj edhe një herë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve të cilët ia kanë dhënë me 53 deputetë. Të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojë me punën”, tha deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi. Aksionet e përsëritura të opozitës zhvillohen teksa Kosova mbetet pa institucione të reja gati 3 muaj pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Vetëvendosje doli forca e parë në zgjedhjet e fundit me 53 mandate dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, ka shumicën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re. Megjithatë, zgjedhja e Presidentit kërkon një mbështetje më të gjerë politike, pasi që votimi të jetë i vlefshëm duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë në Kuvendin me 120 vende. Për këtë arsye, dialogu zyrtar dhe ai jozyrtar mes LVV-së dhe LDK-së është përqendruar prej ditësh te gjetja e një kandidati të pranueshëm për të dyja palët. LDK-ja ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në një bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, por ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë për zgjedhjen e Presidentit. Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar tri herë. Takimi i dytë brenda javës dhe i treti gjithsej u zhvillua të shtunën në mbrëmje, por përfi pa një marrëveshje konkrete. Pas disa orësh bisedime, të dy liderët konfirmuan vetëm se po diskutojnë emra të mundshëm. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste se java në vijim mund të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje. Të dielën, mediat në Kosovë raportuan se Kurti dhe Abdixhiku janë pajtuar në parim për emrin e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, si kandidat për President. Deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga vetë Sejdiu, nga Kurti apo nga Abdixhiku, ndërsa edhe LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë bërë të ditur nëse është arritur një marrëveshje. Emri i Sejdiut ka nxitur reagime të ndryshme. Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vlerësuar figurën e tij, duke theksuar përvojën në drejtësi, diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Edhe ish-deputeti Ilir Deda është shprehur se Sejdiu do t'i bënte nder Kosovës nëse do të zgjidhej President. Nga ana tjetër, analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime se kandidatura mund të jetë pjesë e një strategjie politike, ndërsa juristi Arton Demhasaj ka shprehur rezerva për mënyrën se si po zhvillohet procesi. Mediat në Kosovë raportojnë se Sejdiu ka qenë gjyqtar raportues në rastin e rrëzimit të Qeverisë Hoti më 2020, çka sipas tyre supozohet se nuk gëzon unitet në rradhët e LDK-së. Bekim Sejdiu nuk është emri i parë që është përmendur gjatë kësaj krize. Bekim Sejdiu nuk është emri i parë që është përmendur gjatë kësaj krize. Javën e kaluar, ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi dhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, propozuan publikisht ish-deputetin e LDK-së, Faton Bislimi, si kandidat për President. Të dy e cilësuan atë një figurë që mund të bashkojë spektrin politik, ndërsa Bislimi u vlerësua për përvojën e tij në politikë, akademi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më herët, PDK-ja dhe AAK-ja kanë dorëzuar edhe kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, duke kundërshtuar vendimet e Qeverisë në detyrë dhe vazhdimin e ushtrimit të funksioneve ekzekutive nga ministrat e zgjedhur deputetë. Për momentin, e gjithë vëmendja mbetet te negociatat mes LVV-së dhe LDK-së. Nëse palët arrijnë një marrëveshje për Presidentin, pritet të zhbllokohet edhe procesi i krijimit të institucioneve. Në të kundërt, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të ishin të katërtat parlamentare në dy vitet e fundit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:24 'Kurti të mos bëjë hajgare me qytetarët', PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë: Të vijë në Kuvend e të krijojë institucionet! Deputetë të PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bllokuan hyrjen e godinës së Qeverisë, duke kërkuar nga Albin Kurti që të krijojë sa më parë institucionet e reja.“Kur cenohet Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, neve na keni përballë. Mos ta ngatërrojnë durimin tonë me frikë. Kur protestojmë sot në mënyrë simbolike në numër më të vogël, nesër edhe në rrugë”, u shpreh deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.“E ftoj edhe një herë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve që ia kanë dhënë me 53 deputetë. Të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojë me punën”, deklaroi deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 09:48 'Kurti po bllokon shtetin', PDK dhe AAK mblidhen sërish në Kuvend: Vazhdoni seancën konstituive! Foto: Deputetët e PDK dhe AAK në KuvendDeputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u mblodhën edhe këtë të hënë në Kuvend, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive dhe akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon vënien në funksion të institucioneve.Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se Kurti po cënon rendin kushtetues dhe se skenarët e tij politikë po pengojnë funksionalizimin e shtetit.“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërrijt edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%”, u shpreh Tahiri.Edhe deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar Kuvendin dhe institucionet.“Edhe sot, sikurse ato ditë, me sinqeritet po e konstatojmë bllokadën e re të Kuvendit të Kosovës, të shtetit të Kosovës. Dhe ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit”, deklaroi Ramadani. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: LDK Vetëvendosje Faton Bislimi Bekim Sejdiu Lumir Abdixhiku Albin Kurti kriza politike ne kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ardi: 31/08/2026 11:23 U be Kosova gaz i botes...sa turp! Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.4% Vota total: 1500 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?