Lajme Zone
Gangsteri me  “makinë” uji s’pyet për rregulla, u shkon pushuesve te koka
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gangsteri me “makinë” uji s’pyet për rregulla, u shkon pushuesve te koka

Një tjetër video alarmante ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke nxjerrë sërish në pah kaosin dhe mungesën e kontrollit në plazhet shqiptare. Këtë herë pamjet vijnë nga Shëngjini, ku një drejtues i një mjeti lundrues tip "Jet Ski" ka vendosur të sfidojë çdo rregull sigurie dhe të luajë me jetën e pushuesve.

Në video shihet qartë se si mjeti futet brenda perimetrit të sigurisë, në një distancë të rrezikshme nga njerëzit që lahen në det. Në vend që të respektojë zonën e dedikuar për pushuesit, ai kalon pranë kokave të tyre me shpejtësi, duke mjaftuar vetëm një manovër e gabuar për ta kthyer ditën e pushimeve në një tragjedi.

Nuk bëhet fjalë për një gabim apo pakujdesi momentale, por për një akt të pastër papërgjegjshmërie, që tregon se disa individë e konsiderojnë detin pronë private dhe jetën e të tjerëve pa asnjë vlerë.

Fatkeqësisht, ky nuk është një rast i izoluar. JOQ Albania ka publikuar vazhdimisht denoncime të ngjashme nga plazhe të ndryshme të vendit, ku mjetet ujore lëvizin mes pushuesve sikur rregullat të mos ekzistonin. Megjithatë, institucionet përgjegjëse vijojnë të mungojnë. Kontrollet janë thuajse të padukshme, ndërsa shkelësit veprojnë me bindjen se askush nuk do t'i ndëshkojë.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: çfarë tjetër duhet të ndodhë që autoritetet të reagojnë? A duhet të humbasë jetën një fëmijë apo një pushues që dikush të kujtohet se ligji duhet zbatuar edhe në det?

Siguria në plazhe nuk mund të lihet në dorën e fatit. Çdo ditë që kalon pa kontrolle serioze është një ftesë e hapur për tragjedinë e radhës.