Lajme Zone
Futbollisti i njohur mund ish-partneren në gjykatë: Nuk është i detyruar të paguajë më miliona
SportGazeta Tema

Futbollisti i njohur mund ish-partneren në gjykatë: Nuk është i detyruar të paguajë më miliona

Ndarja mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës ka marrë një tjetër kthesë, këtë herë në sallën e gjyqit. Gjykata e Milanos ka rrëzuar kërkesën e showgirl-it argjentinas për një pagesë të përkohshme të konsiderueshme financiare gjatë procesit të divorcit.

Vendimi, i firmosur nga gjyqtarja Anna Cattaneo, argumenton se situata ekonomike dhe të ardhurat e Wanda Narës janë tashmë “shumë të shëndetshme” dhe se ajo është “e re, me aftësi profesionale dhe plotësisht e aftë për të gjeneruar të ardhura në mënyrë të pavarur”.

Ky vendim konsiderohet një fitore e parë ligjore për sulmuesin e Galatasarayt, ndërsa ish-çifti pret vendimin përfundimtar të divorcit. Megjithatë, marrëdhënia mes tyre mbetet shumë e tensionuar, me akuza të ndërsjella, përplasje publike dhe beteja ligjore.

Vetë Mauro Icardi reagoi në rrjetet sociale pas vendimit të gjykatës, duke shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e çështjes në Itali.

Në një postim në “Instagram”, futbollisti pretendoi se ndaj tij ishte kërkuar të paguante shuma shumë të larta gjatë procesit të divorcit.

“Mirëmëngjes, Milano. Vetëm lajme të mira nga kjo anë. Ka një rezolutë të re. Pasi më është kërkuar të paguaj 250 mijë euro në muaj për ish-bashkëshorten time, 65 mijë euro për secilën nga vajzat e mia dhe 100 mijë euro në muaj për divorcin, gjyqtari e hodhi poshtë këtë çmenduri”, shkroi Icardi.

Ai shtoi se kundërshtimet ndaj vendimit nuk ndryshuan rezultatin dhe se sipas tij drejtësia italiane kishte dhënë një përgjigje të qartë.

“Hapi i fundit drejt dekretit përfundimtar të divorcit mungon. Falënderoj Zotin që sistemi italian i drejtësisë funksionon”, deklaroi sulmuesi argjentinas.