Lajme Zone
‘Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash’, presidenti i Flamurtarit Idrizi: Përgjegjësi e Dukës, të thërrasë asamblenë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Futbolli shqiptar është kthyer në luftë bandash’, presidenti i Flamurtarit Idrizi: Përgjegjësi e Dukës, të thërrasë asamblenë

Akuza të forta të presidentit të Flamurtarit Sinan Idrizi i cili drejton gishtin nga FSHF dhe Armand Duka.

Presidenti i klubit të Flamurtarit Sinan Indrizi ka shpërthyer në akuza pas javës së parë në Kategorinë e Parë. Shkak janë bërë episodet në ndeshjen Besa-Flamurtari që u mbyll me rezultatin 3-3 dhe ku sipas vlonjatëve pati vendime të njëanshme të arbitrave. “Kam 13 vjet kam kërkuar ligjin e sportit. Nuk bëhet! Kam kërkuar ndeshmëri në futboll. Dua të di rregullat e lojës cilat janë. Mund të bie një kategori më posht, por kurrë nuk shes fanellën e Flamurtarit. Kurrë nuk vjen dikush të më kapë nga xhaketa i ke shitur këtë Flamurtarit, i ke blërë këtë. Por nuk kam rregulla loje, unë nuk di rregullat e lojës. Ka 3 vjet rresht ndodh e njëjta gjë. Ju kujtohet para 3 vitesh me Dinamon, na dha një penallti që nuk ekzistonte, nuk shkuam dot një kategori më lartë. Erdhën gjithë deputetët e Vlorës, bëmë mbledhje sepse u kërkova ndihmë. LEXO EDHE:Të ardhurat nga merkato, futbolli shqiptar fiton më shumë se 2 mln $! Rekord mbetet viti 2025 Kam një hall nuk di si ta bëj. Sepse në fund farë në bazë të pikëve vendoset klasifikimi. Që ditën e parë dje, ndodhi kjo që ndodhi. E vazhduan atje ku e kishin lënë vitin e kaluar. Atë histori kontestimesh arbitrash, tani e kaluan pak në ekstrem që javën e parë të kampionatit,”-u shpreh fillimisht Idrizi. Më pas kreu i klubit vlonjat drejtoi gishtin te kreu i FSHF-së Armand Duka ku nuk nguroi edhe të thoshte që futbolli shqiptar është kthyer në një luftë bandash. “Ose Duka është pjesë e lojës të këtij sistemi, ose është jashtë lojës dhe nuk ka asnjë lloj kontrolli në këtë që ndodh. Në të dyja rastet përgjegjësia është e tij drejtpërsërdrejti. Pres që ai urgjentiasht të thërresë Asamblenë. Pse jo dhe të votëbesohet. Është një histori që në rastet më të mëdha nuk ka përfunduar mirë. Ka ardhur koha që Duka të kërkojë shkaqet e situatë, çfarë ndodh. Në Shqipëri futbolli është kthyer dhe është si një luftë bandash. Nuk ke më futboll, nuk ke më rini, ke vetëm sharje, dhunë. Kemi të fortësh, grupe interesi pas të fortësh. Në momentin e parë cili është mesazhi që i japim rinisë?! Z.Duka duhet të marrë përgjegjësitë për futbollin shqiptar. Nëse ai mendon se futbolli shqiptar është në ditët më të mira, atëherë kjo është një temë tjetër,”-deklaroi Idrizi për median ‘6+1 Vlora’. Flamurtari këtë sezon luan në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, pasi sezonin e kaluar zbriti nga Superliga. Deri më tani, në fundjavën që lam pas, është zhvilluar vetëm java e parë e kampionatit. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: sinan idrizi futbolli shqiptar Armand Duka flamurtari Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.1% Nuk e di 6.1% Vota total: 1348 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?