Një nga momentet më të veçanta pas finales së Kupës së Botës është bërë viral në rrjetet sociale. Teksa në sfond disa lojtarë përfshihen në përplasje dhe shtyrje, duke e kthyer fushën në një arenë boksi, Lamine Yamal qëndron i gjunjëzuar në qetësi, duke u lutur.
Kontrasti mes kaosit dhe qetësisë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Ndërsa pas tij tensioni ishte në kulm, ylli spanjoll mbeti i përqendruar në lutjen e tij, pa u shqetësuar nga ajo që ndodhte vetëm pak metra larg.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë i kanë cilësuar si një nga skenat më domethënëse të finales së Botërorit.

