Lajme Zone
Fundosja e tragetit në Qipro, rrëfimi rrënqethës i nënës: Fëmijët më rrëshqitën nga duart
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fundosja e tragetit në Qipro, rrëfimi rrënqethës i nënës: Fëmijët më rrëshqitën nga duart

Vijon ankthi në portin e Kirenias, në Qipron Veriore, ku familjarët e viktimave dhe personave ende të zhdukur pas fundosjes së tragetit “Filo Jet” presin me dëshpërim çdo informacion për fatin e të afërmve të tyre.

Vijon ankthi në portin e Kirenias, në Qipron Veriore, ku familjarët e viktimave dhe personave ende të zhdukur pas fsjes së tragetit “Filo Jet” presin me dëshpërim çdo informacion për fatin e të afërmve të tyre.

Mes personave që rezultojnë të zhdukur janë edhe fëmijë. Një prej rasteve më të dhimbshme është ai i dy fëmijëve të së njëjtës familje, të cilët ndodheshin në traget së bashku me prindërit.

Në një video të publikuar nga porti, prindërit shfaqen duke pritur lajme për fëmijët e tyre. Nëna, e tronditur nga ajo që ka ndodhur, tregon momentet e tmerrshme të fsjes:

“Dy fëmijët e mi më rrëshqitën nga duart. Nuk munda t’i mbaja.”

Ndërsa orët kalojnë, dëshmi të reja po hedhin dritë mbi momentet para dhe gjatë fsjes. Një prej të mbijetuarve, Ahmet Asi, ka rrëfyer se nuk dinte të notonte, por u detyrua të hidhej në det, duke përdorur një jelek shpëtimi që ia dha një tjetër pasagjer.

Ai ka ngritur gjithashtu pretendime serioze për momentet para tragjedisë. Sipas tij, pasagjerët kishin konstatuar se në anije po hynte ujë dhe kishin paralajmëruar për rrezikun, por reagimi nuk kishte qenë në kohë.

Këto dëshmi pritet të verifikohen nga hetimi, i cili synon të përcaktojë se çfarë ndodhi në minutat vendimtare përpara fsjes.