Lajme Zone
Fundjava e fundit e gushtit nis me fluks në Morinë, mbi 52 mijë shqiptarë të Kosovës drejt plazheve shqiptare në 24 orët e fundit
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fundjava e fundit e gushtit nis me fluks në Morinë, mbi 52 mijë shqiptarë të Kosovës drejt plazheve shqiptare në 24 orët e fundit

Shqiptarët e Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar në fundjavën e fundit të gushtit, ndërsa fluksi në Morinë mbetet i lartë

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të madh automjetesh në pikën kufitare të Morinës ku shumë shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën e fundit të gushtit, përpara nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator. Fluksi më i madh është regjistruar nga ora 05:00 deri në 07:00, ndërsa herë pas here janë krijuar kolona automjetesh nga ana e territorit të Kosovës. Për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë po zbatohet procedura e përshpejtuar, pa kontrollet e zakonshme kufitare, e cila do të jetë në fuqi deri më 30 shtator. Edhe shifrat e autoriteteve kufitare konfirmojnë lëvizjet e larta. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 52 mijë e 864 shtetas dhe 13 mijë e 531 automjete. LEXO EDHE:Kosovë/ Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së Në të njëjtën periudhë, nga vendi kanë dalë 35 mijë e 72 shtetas dhe 11 mijë e 238 automjete. Fluksi mbetet i lartë edhe në bilancin e pesë ditëve të fundit. Nga 24 deri më 28 gusht, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 shtetas dhe 46 mijë e 870 automjete. Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 121 mijë e 846 shtetas dhe 37 mijë e 148 automjete. Pika e Morinës mbetet një nga akset kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa autoritetet vijojnë menaxhimin e fluksit për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë të udhëtarëve. U.D/Shqiptarja.com TAG: kosove morine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?