Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga protesta e studentëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime të dyfishta lidhur me trajtimin e protestuesve dhe përgjegjësinë penale për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Në një deklaratë gjatë protestës, Zhupa u shpreh se të rinjtë nuk po tërhiqen përballë paralajmërimeve të kryeministrit, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se po përdor kërcënimin me burg ndaj të miturve që protestojnë. Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit lidhur me propozimet për ndryshimet ligjore që prekin dënimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Në fund të reagimit, Zhupa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Reagimi i plotë: Kush sakrifikon lirinë për pak siguri, i humbet të dyja dhe nuk e meriton asnjërën. Ky është thelbi i protestës së studentëve, të cilët nuk tërhiqen nga kërcënimet e Edi Ramës për sigurinë e tyre, për lëvizjen e tyre apo për burgun që i tregoi sot të gjithë të miturve.
I njëjti kryeministër që para 10 ditësh tha të heqin burgun për ata që vjedhin, për ata që shpërdorojnë detyrën, për ata që bëjnë korrupsion. Sot kërcënonte fëmijët e shqiptarëve pse protestojnë.
Më të shumtë të jemi në shesh, më të shumtë do të jemi. Rama, jep dorëheqjen! Fundi yt është shumë i shpejtë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: INA ZHUPA

