Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë


Ditët e fundit të gushtit kanë shtuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit. Pushuesit nga Kosova vijojnë t’i drejtohen bregdetit shqiptar, ndërsa nga Porti i Vlorës emigrantët kanë nisur kthimin drejt Italisë pas përfundimit të pushimeve.

Edhe ditët e fundit të gushtit vijojnë me fluks të lartë të lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë. Pushues të shumtë kanë zgjedhur edhe këtë të diel për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar, ndërsa numri i automjeteve në pikën kufitare të Morinës ka qenë i lartë që prej orëve të para të mëngjesit. Vetëm këtë të diel, nga ora 05:00 deri në 09:30, në Shqipëri kanë hyrë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete. Fluks i lartë u regjistrua edhe të shtunën, kur në vend hynë 24.408 qytetarë të Kosovës me 8.592 automjete. Në total, për dy ditët e fundjavë në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete nga pika e Morinws. Dyndja e automjeteve vijon edhe përgjatë Rrugës së Kombit, ku nga Morina deri në Kalimash qarkullimi herë pas here ngadalësohet. Për përballimin e fluksit, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve. LEXO EDHE:Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, teksa shumë qytetarë nga Kosova po shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror për pushime në bregdetin shqiptar. Ndërkohë, në Vlorë ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve pas pushimeve. Gjatë kësaj fundjave, nga Porti i Vlorës drejt Italisë janë larguar rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2.300 automjete. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:49 Emigrantët nisin të largohen, 8 mijë pasagjerë ikën nga Porti i Vlorës Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi. Fluksi i udhëtarëve përkon dhe me përfundimin e sezonit të pushimeve për shumë emigrantë të cilët ishin rikthyer në vendlindje.Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve nuk ka krijuar radhe dhe pengesa në përpunimin e dokumentacionit, çfar ka sjell dhe shmangien e vonesave nga ana e Policisë Kufitare per nisjen në orar të trageteve sipas programit.Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave janë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Kukes kosove sezoni turistik morine Vlore porti i Vlores Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 71.6% Keq 21.6% Nuk e di 6.8% Vota total: 74 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?