Lajme Zone
"Fundi i arratisë" për Ylli Zallën/ Policia e Shtetit jep detaje, dalin pamjet e operacionit
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"Fundi i arratisë" për Ylli Zallën/ Policia e Shtetit jep detaje, dalin pamjet e operacionit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Y...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Ylli Zallës, të shumëkërkuarin për atentatin e Rinasit. Zalla u vu në pranga pas finalizimit të operacionit të koduar "Fundi i Arratisë". 49-vjeccari u arrestua në një zonë të pyllëzuar, ndërsa bëhet me dije se në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.

Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e arrestimit të 49-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.

Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.

Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.