Lajme Zone
Fshesa e Veliajt nga burgu trondit PS-në, mesazhe shantazhuese për Edi Ramën
PolitikëPamfleti

Fshesa e Veliajt nga burgu trondit PS-në, mesazhe shantazhuese për Edi Ramën

Veliaj ka lëvizur edhe drejtuesen e Njësisë nr. 1, të cilën e ka emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa kreun e Njësisë së Kasharit, Xhevahir Koçi, e ka vendosur në drejtimin e Drejtorisë së Parqeve.

Erion Veliaj dhe Edi Rama / Kryebashkiaku ka zgjedhur drejtuesit e njësive administrative dhe kapilarët elektoralë të socialistëve në Tiranë, një ditë pas mbledhjeve së Edi Ramës me drejtuesit e politikës. Vendimet hapin një fillim të ri të negociatave agresive mes dy ish-aleatëve... Erion Veliaj, nga paraburgimi, ka ndërmarrë një tjetër fshesë në kupolën e Bashkisë së Tiranës. Ai ka larguar nga detyra drejtuesin e Njësisë Administrative nr. 5, Piro Jani, dhe kreun e Njësisë nr. 2, Florian Pullazi.

Veliaj ka lëvizur edhe drejtuesen e Njësisë nr. 1, të cilën e ka emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa kreun e Njësisë së Kasharit, Xhevahir Koçi, e ka vendosur në drejtimin e Drejtorisë së Parqeve.

Kemi të bëjmë me një ndryshim të gjerë të konfigurimit të drejtuesve administrativë të kryeqytetit. Këta zyrtarë nuk veprojnë vetëm si burokratë të bashkisë. Ata drejtojnë politikisht zonat përkatëse dhe përfaqësojnë Partinë Socialiste në territor.

Kjo do të thotë se Erion Veliaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt në kapilarët politikë dhe elektoralë të mazhorancës në Tiranë. Zona më e rëndësishme politike e vendit po përjeton një lëvizje tektonike, pikërisht në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore.

Vendimet e Veliajt vijnë vetëm një ditë pas takimit që Edi Rama zhvilloi në Vilën e Kuqe me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe. Në atë takim, pjesëmarrësit diskutuan organizimin e strukturave dhe ngritjen e celulave të fushatës.

Një ditë më pas, Veliaj ndërmori fshesën në Tiranë. A ka koordinim me Edi Ramën?

Nuk duket se ka. Nëse kreu i PS-së do të kërkonte ndryshimin e drejtuesve të njësive administrative, do t’u kërkonte dorëheqjen. Edhe mundësia e një koordinimi mes Ramës dhe Veliajt në paraburgim duket e largët. Përplasjet e deritanishme tregojnë se tensioni mes tyre nuk është zbutur.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për ta lënë kryebashkiakun e Tiranës në paraburgim duket se ka shkaktuar këtë acarim të ri.

Veliaj po e zhvendos përplasjen në terrenin politik, aty ku beson se mund t’i shkaktojë më shumë telashe Edi Ramës. Ai po trazon strukturat e Tiranës, me synimin që ta detyrojë kryeministrin të ndërhyjë për nxjerrjen e tij nga burgu.

Me fjalë të tjera, kryebashkiaku i Tiranës po negocion për fatin e vet me kryetarin e partisë. Ai po zhvillon një negociatë agresive dhe po përdor pushtetin që ruan në Bashkinë e Tiranës për të treguar se mbetet faktor dhe se mund të trazojë strukturat politike të kryeqytetit.

A do ta pranojë Edi Rama këtë negociatë të kryebashkiakut të burgosur?

Pozita e kryeministrit paraqitet problematike, ndërsa Erion Veliaj nuk ka shumë për të humbur. Pikërisht ky raport e bën përplasjen më të rrezikshme.

E gjithë kjo dëshmon se loja brenda Partisë Socialiste po hyn në një fazë më të rëndë. Grupet po lëvizin, strukturat po tronditen dhe kontrolli i Tiranës po kthehet në armën kryesore të përplasjes. Djajtë kanë dalë përfundimisht nga shishja./Pamfletiedi rama fshesa e veliajt ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ndryshimet në Procedurën Penale, PD reagon ashpër: Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës 30 Shtator 2026, 15:3815:38Politike Ambasada amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën, SHBA i vendos qeverisë 'tre objektiva' 30 Shtator 2026, 14:2214:22Politike Skandali i SHISH, Dash Shehi: Rama të mbajë përgjegjësi, shteti i tij nuk funksionon 30 Shtator 2026, 14:1314:13Politike Ministri Demo pret në takim zyrtaren e Komisionit Europian, në fokus negociatat në BE 30 Shtator 2026, 13:4213:42Politike Ambasadori Wendt nis misionin në Shqipëri, pas Ramës takohet me ministrin e Jashtëm 30 Shtator 2026, 13:0513:05Politike Turizëm, kulla dhe reforma: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së dhe hijet që e shoqërojnë 30 Shtator 2026, 12:5912:59Politike