Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja

Fshati Godvi në Bulqizë, një atraksion turistik në veri të vendit! Turistët mahniten nga pamjet dhe mikpritja e vendasve


Fshati Godvi në bashkinë e Bulqizës po tërheq gjithnjë e më shumë vizitor të apasionuar pas qetësisë dhe peisazheve natyrore që ofrojnë zonat malore të vendit tonë.

Peisazhi natyror, ajri i pastër dhe mikpritja që ofrojnë banorët vendas po e kthejnë fshatin Godvi në Bulqizë gjithnjë e më të vizituar nga turistët vendas dhe ata të huaj. Pushuesit në këtë zonë përjetojnë qetësinë e natyrës, njohin traditat dhe zakonet e zonës teksa ndjehen te mahnitur ndër shtigjet malore që ofron krahina. “Ajo cfarë na pëlqen është autenticiteti që ofron ky vend. Këtu nuk ka zhurma dhe gjëra të bezdisshme. Është kaq bukur dhe shumë original. Është mahnitëse simfonia natyrore që ofrojnë shpendët dhe pamjet e gjera nën puhizat e lehta të erës”, tha një turiste nga Hollanda. LEXO EDHE:Kreshnik Spahiu: A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? "Është shumë e veçantë ndër të tjera dhe mikrpritja e shqiptarëve, mahnitëse. Shqipëria ka qenë vërtet një surprizë", tha një tjetër. Fisnik Jangulli është ndër të rinjtë që punon prej kohësh që vendlindja e tij të kthehet ndër atraksionet që ofron shqipëria dhe duket se ja ka arritur, teksa ndjehet i lumtur me përjetimet e të huajve që vizitojnë zonën. “Iu pëlqen qetësia, natyra që kemi ne këtu nuk e ka askush tjetër”, tha ai. Potenciali turistik që ofron fshati Godvi në Bulqizë po e kthen atë ndër pikat më terheqësë për turistët që kërkojnë të kalojnë ditë pushimesh larg zhurmës dhe smogut të qyteteve të mëdha. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Diber bulqizë shqiperia turistike Komento Komente Sondazhi i ditës:

18 Korrik, 19:55

Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 57.8% Argjentina 37% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2172 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?