Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Frikë nga përballja me studentët! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët futen në godinë me makinat e tyre


Deputetët hyjnë dhe dalin nga Parlamenti me automjetet e tyre, ndërsa jashtë Kuvendit pritet të mbahet protesta e studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë. Deri më tani askush prej tyre nuk ka preferuar të ecë në këmbë, nga frika e përballjes me studentët protestues.

Deputetët hyjnë dhe dalin nga Parlamenti me automjetet e tyre, ndërsa jashtë Kuvendit pritet të mbahet protesta e studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë. Deri më tani askush prej tyre nuk ka preferuar të ecë në këmbë, nga frika e përballjes me studentët protestues. Ndërkohë, policia ka marrë një sërë masash sigurie, duke vendosur gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të Kuvendit. Kujtojmë se sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët. Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvend protesta