Momente frike janë regjistruar në ndeshjen në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Partizanit. Futbollisti i Elbasanit, Antovski ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës pas një dueli ajror, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe të gjithë të pranishmit. Menjëherë pas incidentit, është ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë futbollistit, i cili fatmirësisht ka arritur të përmendet shpejt. Pas rikuperimit, Antovski është kthyer sërish në lojë, duke qetësuar situatën dhe duke lënë pas momentet e panikut. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

