Lajme Zone
‘FREEDOM WORKS’/ Rikthimi nga SHBA i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha
PolitikëSyri

‘FREEDOM WORKS’/ Rikthimi nga SHBA i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kaytee Gillis – Psychology Today

Kaytee Gillis – Psychology Today Shumica prej nesh, në një moment të jetës, kemi bërë diçka që mund të duket egoiste. Ndoshta e kemi kthyer një bisedë te vetja kur dikush tjetër kishte nevojë për mbështetje. Ndoshta e kemi pasur të vështirë të kuptonim ndjenjat e dikujt, sepse ishim të zhytur në lëndimin tonë. Mund të jemi bërë mbrojtës kur dikush na ka vënë përballë një gabimi që kemi bërë. Madje, ndonjëherë mund të jemi përpjekur pak më shumë seç duhet për të shpjeguar pse diçka nuk ishte vërtet faji ynë.Lexo edhe:​Përshkallëzohet protesta në Vlorë/ Përplasje me policinë te kantieri i muzeut hebraik A do të thotë kjo se jemi narcistë? Me shumë gjasa, jo. Një nga problemet me mënyrën se si flasim sot për narcizmin është se ky term është kthyer në një etiketë që përdoret për pothuajse çdo sjellje që nuk na pëlqen. Një ish-partner që ka tradhtuar është narcist. Dikush që flet shumë për veten është narcist. Një prind i vështirë është narcist. Dikush që refuzon të kërkojë falje? Patjetër që është narcist. Nëse kaloni mjaftueshëm kohë në rrjetet sociale, mund t'ju duket sikur të gjithë kanë çrregullim të personalitetit narcist. Por tiparet narciste dhe çrregullimi i personalitetit narcist nuk janë e njëjta gjë. Tiparet narciste ekzistojnë në një spektër Shumica prej nesh mund të shfaqim, dhe me siguri do të shfaqim, mungesë empatie apo edhe disa tipare narciste në një ose më shumë momente të jetës. Njerëzit janë të papërsosur. Ndonjëherë mund të jemi egoistë, mbrojtës, të pandjeshëm, xhelozë, të kërkojmë vëmendje ose të kemi mungesë empatie, pa përmbushur kriteret për një çrregullim personaliteti. Dallimi mes një tipari që shfaqet rrallë dhe narcizmit të mirëfilltë qëndron te mungesa e vazhdueshme e empatisë ose e aftësisë për të kuptuar se si veprimet tona ndikojnë te të tjerët. Shumica e njerëzve, pasi tensioni i një debati të ketë kaluar, mund të mendojnë për mënyrën se si mund ta kenë lënduar tjetrin. Por njerëzit pa empati nuk janë në gjendje të reflektojnë dhe të ndiejnë pendesë. “Mos vallë jam narcist?” mund të pyesni veten. Nëse ia bëni vetes këtë pyetje për marrëdhënien tuaj me të tjerët, ka shumë gjasa që po tregoni një vetëreflektim normal. Kjo nuk do të thotë se jeni të imunizuar ndaj sjelljeve narciste herë pas here. Të gjithë mund të sillemi në këtë mënyrë në një moment të jetës. Dallimi është se, nëse jemi në gjendje ta kuptojmë këtë, ta pranojmë përgjegjësinë dhe të përpiqemi me vetëdije të sillemi më mirë, kemi më pak gjasa t'u shkaktojmë të tjerëve dëme të mëtejshme. Si psikoterapiste, përpiqem të kuptoj “pse-në” e disa sjelljeve dhe qëllimin që fshihet pas tyre në një marrëdhënie. I nxis njerëzit të vëzhgojnë modelet e sjelljes. Kur kuptoni se keni lënduar dikë, çfarë ndodh më pas? A jeni në gjendje ta pranoni pa filluar menjëherë të shpjegoni pse në të vërtetë faji ishte i personit tjetër? A mund ta përballoni të dëgjoni se si sjellja juaj ka ndikuar te një person tjetër? A mund të kërkoni falje? Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, a mund ta ndryshoni sjelljen tuaj? Përdorimi i lirshëm i etiketave mund të shkaktojë dëm Përdorimi i termave mjekësorë, sado të zakonshëm të jenë bërë në gjuhën e përditshme, mund të çojë në patologjizimin e njerëzve. Ashtu siç jo çdo mendim i ndryshëm nuk është “gaslighting”, edhe jo çdo person që ka mungesë empatie mund të cilësohet si dikush me një çrregullim të plotë personaliteti. Madje, as të gjithë njerëzit me çrregullim të personalitetit narcist nuk janë mizorë apo keqdashës. Në ditët e sotme, duket sikur kushdo që ka marrë një “diplomë nderi” në psikologji nga Universiteti i Google e ndien veten të kualifikuar për t'i diagnostikuar të tjerët si narcistë. Megjithatë, në realitet, shumë pak prej këtyre pretendimeve të rastësishme për çrregullimin e personalitetit narcist janë të sakta. Të jesh narcist është diçka më shumë sesa thjesht të jesh i përqendruar te vetja. Ashtu si me të gjitha diagnozat e shëndetit mendor, paqartësia rreth këtij termi ka bërë që platformat e rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe TikTok të kthehen në hapësira ku diagnozat e dhëna nga njerëz të pakualifikuar mund të bëhen virale. Si terapiste, më vjen mirë që shoqëria po diskuton më shumë për shëndetin mendor dhe se shumë prej pacientëve të mi kanë gjetur terma dhe shpjegime që i ndihmojnë të kuptojnë përvojat e tyre. Në të njëjtën kohë, përdorimi i tepërt dhe banalizimi i këtyre termave mund t'ua zbehë vlerën. Shumica prej nesh do të sillemi në mënyrë egoiste herë pas here. Shumica do të bëhemi mbrojtës. Do të kemi momente kur empatia do të jetë e vështirë, sepse jemi të pushtuar nga emocionet tona. Dhe shumica prej nesh, në një moment, do të lëndojmë dikë që e kemi për zemër, edhe kur nuk e kemi pasur kurrë për qëllim ta bëjmë këtë. Ajo që ka rëndësi është se çfarë ndodh kur përballemi me pasojat që sjell sjellja jonë. A dimë të dëgjojmë? A jemi në gjendje të reflektojmë? A mund të marrim përgjegjësi? Dhe a mund ta ndryshojmë vërtet mënyrën se si do të sillemi herën tjetër? Nëse po, atëherë kjo ka shumë gjasa të jetë thjesht pjesë e të qenit njerëzor. Nëse jo, atëherë ndoshta kemi të bëjmë me një problem më të thellë. /Psychology Today – Syri.net