Franca po shtyn përpara një propozim që do të kufizonte përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian nga Ukraina për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga vende jashtë bllokut. Çështja lidhet me paketën financiare prej 90 miliardë eurosh që BE-ja ka miratuar për Ukrainën për vitet 2026-2027. Nga kjo shumë, 60 miliardë euro janë të destinuara për mbështetje ushtarake. LEXO edhe...Evropa në alarm, të paktën 35 mijë vdekje nga i nxehti! Kryeson Gjermania, Franca dhe Spanja Aktualisht, Ukraina gëzon një përjashtim që i lejon të blejë disa pajisje edhe jashtë Bashkimit Evropian, si komponentë për dronë nga Kina dhe raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara. Kjo, pasi industria evropiane nuk arrin ende të prodhojë sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat urgjente të Kievit. Sipas propozimit të Francës, ky përjashtim nuk duhet të zgjasë pafundësisht. Parisi kërkon që, sapo prodhuesit evropianë të jenë në gjendje të furnizojnë pajisjet e nevojshme, Ukraina t'i blejë ato brenda Bashkimit Evropian dhe jo nga SHBA-ja apo vende të tjera jashtë bllokut. Një qasje e tillë do të mbështeste edhe industrinë evropiane të mbrojtjes, përfshirë kompanitë franceze që prodhojnë sisteme ushtarake. Megjithatë, jo të gjitha vendet anëtare ndajnë të njëjtin qëndrim. Disa prej tyre kërkojnë që Ukraina të ruajë lirinë për të blerë armët që i nevojiten sa më shpejt, pavarësisht se në cilin vend prodhohen. Sipas Euronews, Komisioni Evropian pritet të gjejë një zgjidhje që balancon mbështetjen për industrinë evropiane të mbrojtjes me nevojën që Ukraina të furnizohet pa vonesa me armatimin e nevojshëm në luftën kundër Rusisë. U.D/ReportTv.al lufta ne ukraine france Bashkimi Europian Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.1% Keq 32.8% Nuk e di 12.1% Vota total: 1262 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

