Lajme Zone
Masakra e Reçakut, Prokuroria publikon aktakuzën: Si u zhvillua operacioni serb ku u vranë 42 civilë dhe u dëbuan 20 mijë shqiptarë
BotëReport TV

Masakra e Reçakut, Prokuroria publikon aktakuzën: Si u zhvillua operacioni serb ku u vranë 42 civilë dhe u dëbuan 20 mijë shqiptarë

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte përshkruan hap pas hapi operacionin e 15 janarit 1999. Çështja po gjykohet në mungesë në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë publike aktakuzën ndaj 21 serbëve të akuzuar për krime lufte gjatë Masakrës së Reçakut, duke përshkruar mënyrën se si, sipas organit të akuzës, u zhvillua operacioni i forcave serbe më 15 janar 1999. Sipas dosjes, operacioni përfi me vrasjen e 42 civilëve shqiptarë dhe dëbimin e rreth 20 mijë banorëve të Reçakut dhe fshatrave përreth. Në aktakuzë thuhet se sulmi nisi rreth orës 06:00 të mëngjesit, kur fshati u sulmua me granadanga disa pozicione përreth, të identifikuara si “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpumës”. Pas kwtyre sulmeve, sipas Prokurorisë, forcat policore dhe ushtarake serbe hynë në Reçak me automjete të blinduara dhe nisën kontrollet nwpwr banesa. LEXO edhe...Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë Prokuroria përshkruan në aktakuzë një sërë episodesh që, sipas saj, ndodhën gjatë operacionit. Në një prej tyre thuhet se Banush Kameri u vra në oborrin e një banese dhe më pas iu pre koka. Në vendin e quajtur “Vrella”, sipas aktakuzës, u vranë Haki Metushi, Sabri Syla dhe Arif Metushi. Ndërsa në oborrin e shtëpisë së tij u vranë Ahmet Mustafa dhe fqinji i tij, Hajriz Jakupi. Prokuroria përshkruan edhe vrasjen e Skender Halilit dhe Hanumshahe Mujotës, ndërsa gjatë largimit të disa civilëve drejt malit, pretendohet se policia serbe hapi zjarr ndaj tyre, duke vrarë Halim, Riza dhe Zenel Beqirin. Në këtë rast, sipas aktakuzës, u plagosën Aziz, Zuhra dhe Fetije Beqiri. Sipas organit të akuzës, operacioni vijoi edhe në lagjen “Emini”, ndërsa gjatë gjithë ndërhyrjes civilët u vranë, u keqtrajtuan dhe u torturuan. Në dosje thuhet gjithashtu se u shkatërruan prona dhe rreth 20 mijë shqiptarë nga Reçaku dhe fshatrat përreth u dëbuan nga zona. Aktakuza rëndon mbi 21 persona, të cilët Prokuroria i akuzon se, si pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, morën pjesë në operacionin e 15 janarit 1999. Çështja po shqyrtohet në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa gjykimi po zhvillohet në mungesë, pasi të akuzuarit nuk ndodhen në dispozicion të autoriteteve të Kosovës. Masakra e Reçakut konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë dhe pati jehonë të madhe ndërkombëtare. Dokumentimi i saj nga Misioni Verifikues i OSBE-së, i drejtuar nga William Walker, rriti presionin ndaj regjimit të atëhershëm serb dhe u bë një nga ngjarjet që parapriu ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. Bombardimet ndaj caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë zgjatën 78 ditë. Më pas, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë dhe nga vendi u larguan forcat dhe administrata serbe. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-'99. U.D/ReportTv.al Masakra e Reçakut kosove nato Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.1% Keq 32.8% Nuk e di 12.1% Vota total: 1262 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?