Lajme Zone
Franca fitoi Botërorin e shtëpisë në vitin 1998, rrëfimi tronditës i ish-ministres: Pezulluam kontrollet antidoping ndaj ekipit
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Franca fitoi Botërorin e shtëpisë në vitin 1998, rrëfimi tronditës i ish-ministres: Pezulluam kontrollet antidoping ndaj ekipit

Në dokumentarin e ri kushtuar Zinedine Zidane, ish-ministrja franceze e Sportit, Marie-George Buffet, pranoi se kishte marrë udhëzime nga nivelet më të larta të shtetit. Urdhri ishte i qartë, të mos shqetësohej kombëtarja e Francës deri në përfundim të Kupës së Botës.

Çfarë do të jepnit për të fituar një Kupë Bote? Kësaj pyetjeje duket se i është përgjigjur këto ditë ish-ministrja franceze Marie-George Buffet, duke pranuar se ministria që ajo drejtonte pezulloi kontrollet antidoping të papritura ndaj Zidane dhe shokëve të tij përpara Botërorit të vitit 1998 që u zhvillua në Francë dhe ku 'Blutë' fituan Kupën e parë të Botës në histori. Kjo deklaratë bie në kundërshtim të plotë me dëshminë që ajo dha nën betim në vitin 2013 përpara një komisioni të Senatit francez, ku kishte deklaruar: "Nuk kemi dhënë kurrë asnjë udhëzim të tillë." Ky kthim i bujshëm doli në pah falë dokumentarit "Zidane, Fabrika e një Legjende", të transmetuar nga televizioni francez BFMTV, kushtuar heroit të Francës në Botërorin e vitit 1998. LEXO EDHE:Conference League/ Dinamo sfidon sot Audan në Riga, Ilir Daja: Kualifikimi vendoset në Shqipëri! Vila: Ky është momenti ynë Çfarë ndodhi? Ish-ministrja e qeverisë së Lionel Jospin (1997-2002) u detyrua të rikthehej te polemikat e shkaktuara nga një kontroll antidoping i papritur i zhvilluar gjatë grumbullimit të kombëtares franceze në Tignes, në vitin 1997. Në atë kohë, futbollistët, trajneri Aimé Jacquet dhe Federata Franceze e Futbollit i kritikuan ashpër kontrollet, duke pretenduar se ato pengonin përgatitjen e ekipit, megjithëse të gjitha analizat e urinës rezultuan negative. Në dokumentar flet edhe Alain Garnier, ish-mjeku i dërguar nga Ministria e Sportit në Tignes. Ai tregon se ministrja ia komunikoi urdhrin vetëm gojarisht: "Nuk duhej t'i shqetësoja më 'Blutë' deri në Kupën e Botës. Me fjalë të tjera, nuk do të kishte më kontrolle antidoping të papritura." Këtë version e konfirmoi tani edhe vetë Buffet: "Pas Kupës së Botës rifilluam luftën kundër dopingut", pranoi ajo, duke shtuar se "me shumë gjasa udhëzimi erdhi nga nivelet më të larta të administratës." Sipas Garnier, urdhri kishte ardhur drejtpërdrejt nga Matignon, selia e kryeministrit francez. Marie-George Buffet, e cila në atë kohë kishte deklaruar se ishte përballur me "presione të çdo lloji", me këtë pranim rrëzon përfundimisht versionin zyrtar që kishte mbrojtur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, madje edhe përpara institucioneve shtetërore. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Zinedine Zidane Alain Garnier uefa FIFA Franca france Marie-George Buffet Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.5% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.1% Vota total: 4948 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?