40 milionë lekë është fondi i alokuar për shpërblimet e sportistëve elitarë, bën me dije ministri i Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se bëhet fjalë për dyfishim të fondit dhe rritje me 32% të buxhetit të shtetit për sportin, niveli më I lartë ndër vite. Fondi parashikon 75% më shumë mbështetje për sportet joolimpike, trajtimi ushqimor ditor shkon në 5000 lekë nga 3500 që ishte më parë dhe trajnerët do të kenë 25% më shumë mbështetje. LEXO edhe...Nisin përgatitjet për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë! Gonxhja: Respektojmë autenticitetin e monumentit (VIDEO) Gjithashtu, për rezultatet në konkurset ndërkombëtare shpërblimet janë më të larta, sipas renditjes: Lojërat Olimpike 15 000 000 lekëKampionatet Botërore 10 000 000 lekëKampionatet Evropiane 60 000 000 lekëLojërat Mesdhetare 30 000 000 lekëKampionatet Ballkanike 1 500 000 lekë“Qeveria Shqiptare vijon të investojë në sportin shqiptar, duke e kthyer mbështetjen për sportistët në një prioritet konkret. Me aktin normativ të fundit është shtuar edhe një fond prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, duke forcuar sistemin e shpërblimeve për ata që ngrenë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Praktikisht duke e dyfishuar për vitin 2026 fondin e parashikuar për shpërblimet. -Më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë. -Rritje e trajtimit ushqimor ditor për sportistët. -Shpërblime më të larta për rezultatet në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike. -Skemë më e favorshme për sportet me disa disiplina. Këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë, ku buxheti i shtetit për sportin në vitin 2026 rritet me 32%, niveli më i lartë i mbështetjes financiare ndër vite. Sporti nuk është vetëm sukses në gara, por një investim tek të rinjtë, promovim i Shqipërisë, zhvillim ekonomik dhe krenari kombëtare”, shkruan Gonxhja. Share P.J/ReportTv.al Blendi Gonxhja sportistet elitar shperblim Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.8% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5057 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

