Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri


Sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve.

Situata në Frakull të Fierit është qetësuar. Pas zjarrit që shkretoi një masiv në kodrat e Frakullës dhe 5 fshatra të tjerë, sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve. Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre. LEXO EDHE:Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët: Çfarë s’na vret, na bën më të fortë! Dëmshpërblim për të prekurit (VIDEO) Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Daullas që kishte ndezur zjarr për të djegur barishte, por i doli situata nga kontrolli. Por, autori i zjarrit masiv ende nuk është identifikuar. Lajm në përditësim... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: frakull Fier zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.1% Vota total: 4340 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?