Lajme Zone
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO+VIDEO/ U ekzekutua në mes të Sarandës, trupi i 44-vjeçarit në asfalt. Pamje nga vendi i ngjarjes


Një atentat me armë zjarri tronditi sot në 20 shtator qytetin bregdetar të Sarandës.

Një atentat me armë zjarri tronditi sot në 20 shtator qytetin bregdetar të Sarandës. Mësohet se viktimë në këtë atentat mbeti 44-vjeçari Artan Murtaj. Ndërsa, është plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm Xhevdet Skëndaj. Siç mund të shikoni edhe në pamje, trupi i pajetë i Murtajt dergjet në mes të qytetit të Sarandës, aty ku dhe iu bë atentat. Trupi i pajetë i viktimës është mbuluar me një çarçaf. Qytetarë të shumtë shohin skenën e krimit të rëndë të ndodhur në këtë mëngjes të ditës së diel. Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e viktimës, që ka lotuar për djalin e humbur. Artan Myrtaj u ekzekutua nga dy persona me motor, që kishin vënë edhe skafandra. Kush është viktima Artan Myrtaj dhe saga e krimeve në Sarandë

Viktima është Artan Myrtaj, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. 44-vjeçari rezulton me precedentë të shumtë penalë dhe i përfshirë një një plagosje një vit më pare po në Sarandë. Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Myrta, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.

Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrta dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh nga burgu.

Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj. Artan Myrtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: artan murtaj sarande