Ajola Xoxa Dikur, Ajola Xoxa ndoshta ëndërronte të bëhej këngëtare. Nuk dukej keq, por nuk pati sukses si këngëtare! Më pas u bë juriste, e pak më vonë kuratore arti, një gradë më lart, por rezultati është se dështoi në të gjitha fushat.
Tentoi të bëhej këngëtare, s’kishte zë, tentoi të bëhej kuratore arti doli duke blerë 850 mijë euro veshje me lekët e taksapaguesve, juriste s’e dimë që të ketë ndërmarrë ndonjë çështje madhore ligjore, por që ka kënduar dhe ka provuar të këndojë, e ka bërë tamam.
Sot CNA po sjell video dhe disa foto të Ajola Xoxës, 23 vite më parë, kur ajo këndonte në Maratonën e Këngës Popullore 2003 në Klan. Talenti i saj nuk ishte në nivelet më të larta por të paktën përpiqej të ndiqte rrugën e artit, pavarësisht se dështoi me sukses. Si duket planet e tjera të saj për të ardhmen ishin të mëdha, por edhe tek ato dështoi.
Siç mund të shihet nga këto foto që po sjell CNA, ndonëse 23 vite më e re, ndryshimet me atë që është sot Ajola Xoxa janë të dukshme. Madje mund të themi që gati-gati nuk njihet nga ndryshimet që ka pësuar jo vetëm në pamje por edhe në karrierë, nga arti, në drejtësi duke përfunduar në dosje voluminoze ku akuzohet për korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe fshehje e të ardhurave.
Ajola Xoxa është bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj. Një avokate, juriste, kuratore arti, Ajola Xoxa akuzohet për 12 vepra të rënda penale. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar ka një dosje voluminoze e cila është dërguar për gjykim./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

