Fundjava që lamë pas solli temperatura të larta dhe një vapë përvëluese në kryeqytet, por vajzat e njohura të ekranit duket se e kanë gjetur mënyrën perfekte për t’i shpëtuar të nxehtit.
Deti, pishinat dhe destinacionet luksoze kanë qenë zgjedhja e preferuar e shumë prej tyre, të cilat kanë ndarë me ndjekësit momente nga fundjava e tyre.
Modelja Adrola Dushi ka zgjedhur jugun e vendit për të kaluar ditët e nxehta. Ajo ka publikuar disa poza verore, ku spikasin bikini në nuanca çokollate dhe aksesorët që plotësojnë look-un e saj.
Edhe moderatorja Orinda Huta ka ndarë me ndjekësit pamje nga pushimet. E kuruar në çdo detaj dhe në një formë mjaft të mirë fizike, Orinda ka pozuar buzë detit me një veshje tipike verore.
Ndërkohë, Kader Kicaj i është dorëzuar kombinimit të detit dhe luksit. Ajo ka publikuar poza nga një jaht luksoz, duke tërhequr vëmendjen me look-un e saj veror dhe bikini të bardha.
Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe Egli Tako, e cila prej kohësh komentohet për ndryshimet në pamjen e saj fizike. Edhe këtë fundjavë, ajo nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit momente nga pushimet dhe të ekspozojë format e saj.
Për një arratisje jashtë Shqipërisë ka zgjedhur Brikena Prifti, e cila ka kaluar fundjavën në Greqi, ndërsa Jonida Vokshi ka preferuar pishinat dhe kohën e kaluar me familjen.
Në këtë mënyrë, temperaturat e larta duket se nuk kanë qenë problem për vajzat e njohura, të cilat e kanë kthyer vapën e fundjavës në një mundësi për pushime, det, pishina dhe momente relaksi./ E.K

