Një pamje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Pukës, në zonën e urës së Karatit që ndodhet në dalje të qytetit të Pukës, ku janë shfaqur dy arinj pranë rrugës. Kafshët e egra janë pikasur nga një kalimtar që po kalonte ma makinë në këtë zonë dhe ka arritur të filmojw momentin.
Shfaqja e dy arinjve në këtë zonë është një fenomen i rrallë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve. Në pamjet e regjistruara, dy kafshët shihen duke lëvizur pranë rrugës, ndërsa vijojnë rrugën e tyre në habitatin natyror.
Prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara rikthen edhe një herë nevojën për kujdes nga drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët. Autoritetet dhe ekspertët këshillojnë që qytetarët të mos afrohen apo tentojnë t’i ushqejnë kafshët, pasi një veprim i tillë mund të përbëjë rrezik si për njerëzit, ashtu edhe për vetë kafshët.

