Katy Perry dhe Justin Trudeau vazhdojnë të dëshmojnë se romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze
Katy Perry dhe Justin Trudeau vazhdojnë të dëshmojnë se romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
Këngëtarja e famshme amerikane dhe ish-kryeministri i Kanadasë janë fotografuar gjatë pushimeve në jug të Francës, ku po shijojnë disa ditë relaksi në një jaht luksoz, larg angazhimeve të tyre profesionale.
Pamjet e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë çiftin në momente të afërta dhe plot përkujdesje. Në një prej tyre, Trudeau shihet duke i aplikuar krem mbrojtës nga dielli Katy Perry-t, ndërsa ajo buzëqesh dhe shijon rrezet e diellit. Më pas, të dy u panë duke bërë fotografi, duke biseduar me miqtë dhe duke kaluar kohë së bashku.
Dalja e tyre vjen pas përfundimit të turneut veror të këngëtares në Evropë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se çifti kishte planifikuar këtë udhëtim për të kaluar kohë së bashku larg vëmendjes së skenës.
Romanca mes Katy Perry dhe Justin Trudeau u bë publike vitin e kaluar dhe që atëherë ata janë parë së bashku në disa dalje publike, koncerte dhe evente, duke mos e fshehur më lidhjen e tyre. Së fundmi, ata festuan edhe njëvjetorin e marrëdhënies me këtë arratisje romantike në rivierën franceze.

