Lajme Zone
Fotolajm/ Protestuesit me “shënjestër”, rrëzojnë dronin e policisë, blindave u bëjnë “prite” me tela gomëshpues
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Fotolajm/ Protestuesit me “shënjestër”, rrëzojnë dronin e policisë, blindave u bëjnë “prite” me tela gomëshpues

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione.

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata janë përgjigjur me ujë me presion.

Ndërkohë, një moment që shkaktoi tension ishte rrëzimi i një droni, që dyshohet se ishte i policisë. Protestuesit duket se kishin super shenjë dhe e rrëzuan dronin që po filmonte sipër tyre.

Ndërkohë, siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, një tjetër mënyrë që protestuesit kanë menduar për të ngadalësuar autobotet e ujit të policisë, të cilat përdoren për t’i ndjekur dhe shpërndarë ata, janë këto tela që shpojnë gomat e makinës, të cilat janë hedhur në bulevard. Top Channel