Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia therëse e protestuesve kundër Ramës


“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh si një kritikë ndaj asaj që ata e konsiderojnë distancë mes qeverisë dhe shqetësimeve të qytetarëve. Protestat në Sheshin “Skënderbej” vijojnë prej 67 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë ndryshime politike dhe vazhdojnë të shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta