Lajme Zone
Fotolajm-“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën ka menjëherë ndalim”/ Protestuesit dhjetra pankarta ironike: Të korruptuarit në liri, protestuesit në polici
PolitikëBalkanWeb

Fotolajm-“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën ka menjëherë ndalim”/ Protestuesit dhjetra pankarta ironike: Të korruptuarit në liri, protestuesit në polici

Pankarta ironike dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve.

Pankarta ironike dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve. Një nga pankartat më të spikatura i referohej ndalimit të aktivistit Arben Kola gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme pranë Parlamentit.

“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhej në pankartë, duke krahasuar reagimin e autoriteteve ndaj protestuesve me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku. Një tjetër pankartë mbante mesazhin: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze ishte shkruar: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!”

Protestuesit i kushtuan rëndësi edhe vazhdimësisë së mobilizimit, duke ekspozuar pankarta me mbishkrime si: “58 ditë. Qytetarët nuk dorëzohen”, “58 ditë. Çdo ditë në rrugë, çdo ditë për Shqipërinë” dhe “Dita 58. Ata flasin. Ne jemi këtu.” Mesazhe të tjera të shfaqura gjatë tubimit ishin: “Mandati juaj nuk është heshtja jonë” dhe “Sistemi na ka dështuar”, duke reflektuar pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisjes dhe funksionimit të institucioneve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb