Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Tentativa për të shuar protestën, por s’do ia dalin!”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Qytetarët kërkojnë vetëm një fjalë; dorëheqjen e Ramës!


Aktivisti Ilir Xhemalaj nga protesta deklaroi se sot është tentuar të shkrihet tubimi, por qeveria sipas tij nuk do ia harrijë qëllimit.

Aktivisti Ilir Xhemalaj nga protesta deklaroi se sot është tentuar të shkrihet tubimi, por qeveria sipas tij nuk do ia harrijë qëllimit. Në fjalën e tij para protestuesve, Xhemalaj tha se qytetarët kanë dalë për të kërkuar drejtësi dhe ndryshim politik.

“Sot u tentua që të shuhej protesta. Sot ka dalë populli shqiptar dhe kërkon drejtësi”, u shpreh ai. Ai akuzoi qeverinë për largimin e qytetarëve nga vendi dhe tha se protesta zhvillohet edhe për familjarët që, sipas tij, janë detyruar të largohen nga Shqipëria.

“Për ato jetë që na keni marrë, për vëllezërit dhe motrat tona që kemi larguar nga Shqipëria. Jemi këtu dhe kërkojmë vetëm një fjalë: dorëheqje”, deklaroi Xhemalaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta