Sot shënohet dita e 104-të e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Protestuesit janë mbledhur sërish në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes thirrjeve dhe pankartave me mesazhe ironizuese dhe kritike. Në fokus të protestës është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Disa prej pankartave lidhen me akuzat e ngritura ndaj saj për korrupsion, si dhe me çështjen e sekuestrimit të vilave në zonën e Palasës. Ndër pankartat e shpalosura nga protestuesit janë: “Në shëndetësi me oligarki; në polici me dështim; ministrat Rama i ndërron – po për hajdutin e madh s’ka shkarkim.” “Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjtë; ndërroi ministrin e Brendshëm – po hajduti mbetet ‘the same’!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta

