Lajme Zone
FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Në protestën e 89-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe të forta dhe ironike, duke shënjestruar qeverinë, korrupsionin dhe zhvillimet e fundit në vend.

Në protestën e 89-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe të forta dhe ironike, duke shënjestruar qeverinë, korrupsionin dhe zhvillimet e fundit në vend. Një pjesë e pankartave i referohen edhe arrestimit të Ergys Agasit, ndërsa në disa prej tyre përmendet roli i SPAK-ut dhe hetimet e fundit ndaj personave të lidhur me pushtetin. Mesazhet e shfaqura gjatë protestës janë të ndryshme, por në thelb përcjellin kritika ndaj qeverisë dhe kërkesa për përgjegjësi për korrupsionin. Ndër pankartat e protestuesve spikasin mesazhe si: “Asnjë pasqyrë digjitale nuk e fsheh dot vjedhjen reale, SPAK u zgjua nga letargjia, sot dridhet Kryeministria!” Një tjetër pankartë shkruan: “Kështu ju gjen po ia dhatë ‘Besën’ Ramës, Agasi shkoi në pranga prej korrupsionit e dramës!” Ndërsa në një tjetër lexohet: “Ergys Agasi, Rama ta rrasi! Tërhiq pak këmbën zvarrë, se Balluku prangat i ka gati.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta