Lajme Zone
FOTOLAJM/ “Më të bashkuar se kurrë”, qytetarët i kujtojnë Ramës: Vendi ynë, jo prona jote! Mesazhet pikante nga protesta e 69
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ “Më të bashkuar se kurrë”, qytetarët i kujtojnë Ramës: Vendi ynë, jo prona jote! Mesazhet pikante nga protesta e 69

Edhe këtë të premte, në protestën e 69-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shfaqura në Sheshin Skënderbej.

Edhe këtë të premte, në protestën e 69-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shfaqura në Sheshin Skënderbej. Një prej pankartave mbante mbishkrimin: “69, më të fortë se kurrë”, duke nënvizuar vazhdimësinë e protestës prej 69 ditësh. Një tjetër pankartë, e shoqëruar me imazhin e një tufe korbash, kishte mesazhin: “Ende këtu. Ende duke kërkuar përgjigje”. Në shesh u shfaqën edhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre, e shoqëruar me fotografinë e Ramës dhe hartën e Shqipërisë, shkruante: “Jo prona jote. Vendi ynë”. Ndërkohë, një tjetër pankartë përcillte mesazhin: “69, më të bashkuar se kurrë”, duke simbolizuar edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora në protestat kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta