Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me sulme ndaj bizneseve në Tiranë.
Ndërsa këtë të shtunë po zhvillohet dita e pestë e protestës së të rinjve, shumë prej bizneseve duket se kanë marrë “masa”, duke ngjitur në xhamat ose qepenat e tyre letra që shprehin mbështetje ndaj protestës.
“Mbështesim protestën”, “Ju lutem mos na dëmtoni”, “Jemi me ju”, shkruhet në disa prej tyre.
Ky akt vjen ndërsa shumë biznese që ndodhen në rrugët kryesore kanë pësuar dëme të shumta materiale, pasi janë shënjestruar nga studentët dhe gjimnazistët pjesëmarrës në këto tubime masive./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

