Lajme Zone
FOTOLAJM/ Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ Gjendet makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit

Gjendet e djegur në Ndërfushas të Mirditës makina që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në automjetin e tij.

Gjendet e djegur në Ndërfushas të Mirditës makina që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në automjetin e tij. Automjeti është gjetur i djegur në zonën e Ndërfushazit, pak kohë pas zbulimit të trupit të pajetë të Viktor Bardhit. Sipas Policisë, rreth orës 09:00, 65-vjeçari u gjet i pajetë në automjetin e tij dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Makina e djegur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse ajo është përdorur nga autorët para ose pas kryerjes së krimit. Ngjarja merr një tjetër dimension për shkak të lidhjes familjare të viktimës. Viktor Bardhi raportohet të jetë vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në vitin 2023 në Rrëshen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së vrasjes, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e dyshuar.