Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ Dita e 111-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët me pankarta kundër Ramës: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…


Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare.

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare. Qytetarët janë mbledhur sërish për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit. Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë. Një prej pankartave të shfaqura në protestë i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke ironizuar nismën “Prania Besnike”. “Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!”, shkruhet në pankartë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta