Lajme Zone
FOTOLAJM/ “Bulevardi flet”, “Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, mesazhet pikante nga protesta e 74 kundër klasës politike
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ “Bulevardi flet”, “Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, mesazhet pikante nga protesta e 74 kundër klasës politike

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 74-t, ndërsa qytetarët vijojnë mobilizimin dhe marshimin drejt Kryeministrisë.

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 74-t, ndërsa qytetarët vijojnë mobilizimin dhe marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku spikasin thirrjet për bashkim dhe qëndresë. “Qëndroni të bashkuar, mos u lëkundni”, “74 ditë, ditët kalojnë, ne qëndrojmë” dhe “74 ditë, bulevardi flet” janë disa prej mesazheve të shfaqura. Një tjetër pankartë shkruan: “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, duke shprehur pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes. Pankartat janë bërë pjesë e protestës së 74-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë së Edi Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta