Ky që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos përballë banesës së vëllait të tij, Selami Hasani që u ekzekutua në vend. Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bëri me dije Jakup Hasani pas plagosjes ka mbetur në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve. Top Channel

