Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndezur rrjetet sociale me fotografitë e saj të reja për koleksionin festiv të markës së saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”.
Ylli i muzikës shfaqet me një set elegant në ngjyrë bordo, të kombinuar me çorape dhe geta. Në disa prej fotove, Rihanna pozon në dysheme, ndërsa në të tjera shfaqet në poza provokuese që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
“Dhe PO, tashmë është ajo kohë!”, shkroi artistja bashkëngjitur me imazhet e publikuara në rrjetet sociale.
Fansat reaguan menjëherë në komentet e postimit, duke e cilësuar paraqitjen e saj si spektakolare dhe duke komplimentuar veçanërisht ngjyrën e koleksionit
Rihanna lançoi Savage X Fenty në vitin 2018 dhe marka është kthyer prej vitesh në një prej bizneseve të saj më të njohura.

