Këtë mëngjes, zona përreth Kuvendit, u zgjua e blinduar me gardhe metalike dhe forca të shtuara policie. I vendosur në “shtetrrethim” nën masa të rrepta sigurie, Kuvendi ishte tashmë një godinë e padepërtueshme. Para nisjes së seancës, qytetarët u mblodhën përreth zonës së Kuvendit, në pamundësi për t’iu drejtuar godinës siç ishte planifikuar. Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Parlamenti i krimit”, protestuesit qëndruan përballë kordonin të efektivëve, derisa arritën të çajnë dy herë perimetrin e sigurisë. Përballë vezëve e domateve që qytetarët hidhnin, u vendos autoboti i policisë e ujë piper i cili u shpërnda me presion duke mos kursyer asnjë qytetar, gra e fëmijë, madje edhe mediat. Disa protestues patën vështirësi për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit piper, ndërsa një tjetër u shfaq me kokë të gjakosur.
Policia përdori sërish dhunë ndaj protestuesve për t’i shpërndarë, por qytetarët kanë vijuar rezistencës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

