Policia vijon të godasë me plumba gome drejt protestuesve. Ishin këta të fundit, që e evidentuan këtë detaj, teksa më pas u konfirmua edhe nga pamjet e mediave dhe jo vetëm.
Gazetarja Elda Menga ka arritur të gjejë në shesh edhe një gëzhojë plumbi gome, të cilin policia e ka përdorur drejt protestuesve. Top Channel

