Lajme Zone
FOTO/ Nga Gjermania në Groenlandë hap pas hapi, si po shihet eklipsi diellor në Europë dhe jo vetëm
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Nga Gjermania në Groenlandë hap pas hapi, si po shihet eklipsi diellor në Europë dhe jo vetëm

Një nga eklipset diellore më të rëndësishme të dekadave të fundit ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, në pjesë të Evropës dhe jo vetëm, ndërsa Hëna ka nisur të mbulojë Diellin.

Një nga eklipset diellore më të rëndësishme të dekadave të fundit ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, në pjesë të Evropës dhe jo vetëm, ndërsa Hëna ka nisur të mbulojë Diellin. Në pjesën më të madhe të Britanisë, më shumë se 90% e diskut diellor pritet të mbulohet në kulmin e eklipsit, rreth orës 19:15 sipas orës lokale.

Eklipsi ka tërhequr edhe komunitetin shkencor. Një grup shkencëtarësh irlandezë po e ndjek fenomenin përtej Atlantikut, me synimin për të studiuar koronën diellore dhe për të mbledhur të dhëna gjatë fazave të veçanta të eklipsit.

Ngjarja është konsideruar një prej fenomeneve më spektakolare astronomike të vëzhgueshme nga Evropa dhe ka kthyer vëmendjen e publikut te studimi i Diellit dhe fenomeneve hapësinore.

Bermondsey, Londër

Fenomeni astronomik është ndjekur nga turma të mëdha në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë për të vëzhguar qiellin me syze të posaçme mbrojtëse. Eklipsi ka arritur fazën totale në Islandë, ndërsa fenomeni është vëzhguar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë Spanjën.

Islandë

Arija, Spanjë

Groenalndë

Gjermani

Norvegji Top Channel