Lajme Zone
Foto/ Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Foto/ Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tensionet vazhdojnë të rriten. Gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me Bashkinë e Teheranit, ka publikuar një të ashtuquajtur “listë të zezë” me liderët që i konsideron përgjegjës për vdekjen e tij.

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tensionet vazhdojnë të rriten. Gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me Bashkinë e Teheranit, ka publikuar një të ashtuquajtur “listë të zezë” me liderët që i konsideron përgjegjës për vdekjen e tij. Në publikim shfaqen 13 liderë dhe zyrtarë të lartë, të paraqitur me uniformat portokalli të të burgosurve amerikanë. Mbi fotografitë e tyre shkruhet në persisht fraza “Hakmarrja është e pashmangshme”, ndërsa në mesazh shtohet edhe paralajmërimi: “Kriminelët do ta marrin me vete në varr dëshirën për një vdekje paqësore”, një referencë e qartë për një fund të dhunshëm.

Në krye të listës janë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilët paraqiten edhe me një shenjë objektivi mbi ballë.

Kush ndodhet në “listën e zezë”?

Përveç Trump dhe Netanyahu, në listën e publikuar nga Hamshari përfshihen:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth

Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir Publikimi erdhi në të njëjtën ditë kur lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri thirrje për hakmarrje ndaj atyre që, sipas Teheranit, janë përgjegjës për vrasjen e babait të tij.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga liderët e përfshirë në këtë listë, ndërsa publikimi shihet si një tjetër sinjal i përshkallëzimit të retorikës mes Iranit dhe vendeve perëndimore. Top Channel