Lajme Zone
FOTO/ Ekzekutimi i “Tani Ruzhdiut” në Sarandë! Çfarë është zbuluar nga hetimet? Autorit dyshohet se iu bllokua një nga armët dhe…
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Ekzekutimi i “Tani Ruzhdiut” në Sarandë! Çfarë është zbuluar nga hetimet? Autorit dyshohet se iu bllokua një nga armët dhe…

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë, i fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa mban dy armë në duar.

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë, i fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa mban dy armë në duar. Ai shfaqet i veshur me një xhup jeshil, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë. Gazetarja Xhensila Kodra tha për “News24” se sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, fillimisht ai dyshohet se ka qëlluar me pistoletën me silenciator, por pasi arma mund t’i jetë bllokuar, ka përdorur pistoletën tjetër që mbante në dorën e djathtë. Autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në Sarandë nuk është identifikuar ende, sikundër edhe bashkëpunëtori në krim që e largoi pasi kreu krimin. Motori me të cilin ata u larguan është me targa greke dhe dyshohet të jenë larguar në drejtim të rrugës së Konispolit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jenë arratisur ilegalisht drejt Greqisë. Artan Myrtaj u ekzekutua paraditen e 20 shtatorit, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë. Nga të shtënat u plagos edhe një 73-vjeçar, kalimtar i rastit.

Hetuesit dyshojnë se vrasja lidhet me një seri ngjarjesh të nisura me një plagosje në korrik 2025 në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Myrtaj, 44 vjeç, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, për këtë ngjarje u akuzua për përkrahje të autorit të krimit dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arme zjarri atentat sarande vrasje