Lajme Zone
Foto/ E pazakontë në Filipine, çifti kurorëzon dashurinë në kishën e përmbytur, dasma që po bën xhiron e rrjetit
TeknologjiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Foto/ E pazakontë në Filipine, çifti kurorëzon dashurinë në kishën e përmbytur, dasma që po bën xhiron e rrjetit

Pavarësisht përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Filipinet si pasojë e reshjeve të dendura të musoneve, Liane Galang dhe Gilbert Gibo Chico vendosën të mos e shtynin dasmën e tyre, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh.

Pavarësisht përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Filipinet si pasojë e reshjeve të dendura të musoneve, Liane Galang dhe Gilbert Gibo Chico vendosën të mos e shtynin dasmën e tyre, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh. Çifti nuk u zmbraps përballë ujit dhe baltës që kishin përfshirë rrugët dhe banesat. Ata shkëmbyen betimet martesore brenda një kishe të përmbytur, ndërsa më pas publikuan pamjet e ceremonisë së pazakontë në rrjetet sociale.

Nusja, e veshur me fustanin e bardhë, eci drejt altarit me ujin që i arrinte deri në bel. Në të njëjtën lartësi ishte uji edhe rreth dhëndrit, priftit, dëshmitarëve dhe fotografëve që dokumentuan çdo moment të ceremonisë.

Pamjet e dasmës brenda kishës së përmbytur u bënë menjëherë virale në internet, ndërsa Filipinet po përballen me reshje të dendura të shkaktuara nga musonet jugperëndimore.

Çifti, pavarësisht kushteve të pazakonta, vendosi ta zhvillonte ceremoninë siç e kishte planifikuar, duke e kthyer dasmën në një nga historitë më të komentuarat në rrjetet sociale. Top Channel