Lajme Zone
Momenti i shoqërimit të tubuesve nga policia, protestuesja kërkon telefonin: Kam mamin të sëmurë, të lajmëroj motrën
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Momenti i shoqërimit të tubuesve nga policia, protestuesja kërkon telefonin: Kam mamin të sëmurë, të lajmëroj motrën

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Agron Shehaj tregon momentin e shoqërimit të disa protestuesve gjatë protestës së 94-të në Tiranë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Agron Shehaj tregon momentin e shoqërimit të disa protestuesve gjatë protestës së 94-të në Tiranë. Në pamje, protestuesja shoqërohet nga efektivë të forcave “Shqiponja”, ndërsa kërkon t’i jepet telefoni për të njoftuar motrën e saj. Ajo shpjegon se nëna e saj është e sëmurë dhe se motra mund të shqetësohet nëse e sheh të shoqëruar në televizion.

Në të njëjtën video shfaqet edhe një tjetër protestues duke u shoqëruar nga forcat e rendit. Ai shprehet kundër policisë dhe qeverisë, duke thënë se “regjimi komunist” ka ditët e numëruara.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale në përfundim të protestës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesja: Me jepni telefonin të lajmëroj motrën. Po të them se kam mamin e sëmurë, dua të lajmëroj motrën. Tani, sepse bëhet merak. Është me diagnozë të shëndetit mendor, nëse ajo më shikon mua nga televizori, do të shkoni ju ta qetësoni.

Shehaj: Përse po e shoqëroni? Mund ta dimë?

Protestuesja: Sepse dha urdhër Ervini. Më jep telefonin, e dua tani, nuk po bëj asgjë.

Një tjetër protestues, që po shoqërohet nga forcat e rendit shprehet: “Unë isha në tokë, isha keq. Regjim komunist. I keni ditët e numëruara”. Top Channel