Lajme Zone
EkonomiEuronews Albania

Forumi i Biznesit Ballkanik, sipërmarrjet vlerësohen për arritjet e tyre


Forumi i Biznesit Ballkanik 2026 përmbylli me sukses edicionin e tij të parë në Tiranë, me një mbrëmje gala ku morën pjesë përfaqësues të biznesit nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Forumi i Biznesit Ballkanik 2026 përmbylli me sukses edicionin e tij të parë në Tiranë, me një mbrëmje gala ku morën pjesë përfaqësues të biznesit nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Në një atmosferë festive, sipërmarrjet pjesëmarrëse në panair, përveç shkëmbimit të ideve dhe krijimit të mundësive për zgjerimin e investimeve, u vlerësuan edhe me çmime për arritjet e tyre në tregun rajonal. Gjatë darkës, organizatorët nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO) shprehën mirënjohjen për sipërmarrjet rajonale dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët u nderuan me pllakatet përkatëse të vlerësimit. Mbremja permbyllese sherbeu si nje shembull kokret i përpjekjeve për të bërë bashkë një numër edhe më të madh përfaqësuesish të biznesit, me rezultate konkrete, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Përfaqësuesit e biznesit dhe organizatorët theksuan gjithashtu rëndësinë për organizimin e forumeve të tjera në të ardhmen, jo vetëm në Tiranë, por edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.