Lajme Zone
Formula 1/ Antonelli rikthehet në fron, italiani shkëlqen në Spa dhe siguron nisjen nga pole position! Pas tij Verstappen
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Formula 1/ Antonelli rikthehet në fron, italiani shkëlqen në Spa dhe siguron nisjen nga pole position! Pas tij Verstappen

Piloti i Mercedes ishte më i shpejti në pistë, duke regjistruar kohën 1:44.361 dhe duke lënë pas Max Verstappen me një diferencë prej 0.317 sekondash.

Andrea Kimi Antonelli do ta nisë nga vendi i parë Çmimin e Madh të Belgjikës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në sesionin kualifikues në pistën ikonike të Spa-Francorchamps. Piloti i Mercedes ishte më i shpejti në pistë, duke regjistruar kohën 1:44.361 dhe duke lënë pas Max Verstappen me një diferencë prej 0.317 sekondash. Talenti italian konfirmoi edhe një herë formën e tij të shkëlqyer këtë sezon, duke triumfuar në një përballje të fortë me rivalët kryesorë të kampionatit. Verstappen do të pozicionohet në rreshtin e parë krah Antonellit, ndërsa Mercedes vazhdon të tregojë ritëm të lartë në këtë edicion. Lando Norris, kampioni në fuqi, e mbylli kualifikimin me kohën e tretë më të shpejtë, por një penalizim prej 10 vendesh në start e ka zbritur në vendin e 13-të për garën. LEXO EDHE:Formula 1/ Leclerc triumfon në Silverstone, Ferrari rikthehet te fitorja në një garë plot dramë Për shkak të penalizimit të britanikut, George Russell ngjitet në pozicionin e tretë të nisjes. Pas tij do të rreshtohen dy pilotët e Ferrarit, me Charles Leclerc në vendin e katërt dhe Lewis Hamilton në të pestin, në një grupim ku diferencat mes makinave kryesore janë shumë të vogla. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: sport formula 1 Andrea Kimi Antonelli Mercedes Max Verstappen Komento Komente Sondazhi i ditës:

18 Korrik, 19:55

Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 55.2% Argjentina 39.2% Nuk kam mendim 5.5% Vota total: 686 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?