Lajme Zone
Formohet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti zgjidhet sërish kryeministër
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Formohet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti zgjidhet sërish kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë së re dhe i ka hapur rrugë zyrtarizimit të institucioneve të vendit pas një periudhe të gjatë ngërçesh dhe procedurash politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme dhe nga 70 deputetë të pranishëm në sallë, 62 votuan pro Qeverisë, 8 kundër dhe asnjë deputet nuk abstenoi. Pas voti

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë së re dhe i ka hapur rrugë zyrtarizimit të institucioneve të vendit pas një periudhe të gjatë ngërçesh dhe procedurash politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme dhe nga 70 deputetë të pranishëm në sallë, 62 votuan pro Qeverisë, 8 kundër dhe asnjë deputet nuk abstenoi. Pas votimit, kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar kanë dhënë betimin.

Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

Përbërja e Qeverisë KurtiZëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk KonjufcaZëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika GërvallaZëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim: Fikrim DamkaMinistër i Financave: Hekuran MuratiMinistër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: Andin HotiMinistër i Mbrojtjes: Ejup MaqedonciMinistër i Punëve të Brendshme: Xhelal SveçlaMinistër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike: Lulzon JagxhiuMinistër i Shëndetësisë: Arben VitiaMinistër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla ÇekuMinistre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda BogujevciMinistër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert KrasniqiMinistër i Sportit dhe Rinisë: Blerim GashaniMinistre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore PacolliMinistër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend MujaMinistër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal BashaMinistre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza KusariMinistre e Ekonomisë: Artane RizvanolliMinistër për Komunitete dhe Kthim: Nenad RashiqMinistër për Zhvillim Rajonal: Rasim DemiriVotimi u shoqërua me përplasje politike. PDK dhe Aleanca kishin bërë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë, ndërsa edhe deputetët e LDK-së munguan.

Në sallë ishin të pranishëm deputetët e Listës Serbe, por ata votuan kundër kabinetit të ri qeveritar. Kujtojme se me votimin e sotëm, Albin Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit të Kosovës për një mandat të ri. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm