Lajme Zone
Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në fushë, De la Fuente zgjedh Ruiz para Pedrit; Skaloni ul në stol Lautaron
SportPamfleti

Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Argjentina “all-in” në fushë, De la Fuente zgjedh Ruiz para Pedrit; Skaloni ul në stol Lautaron

Të dyja kombëtaret kanë justifikuar pritshmëritë e tyre gjatë turneut. Spanja mbërrin në finalen e madhe si kampione në fuqi e Europës, ndërsa Argjentina si fituese e Kupës së Botës. Përballja mes tyre është një duel i shumëpritur në skenën botërore, pasi dy ekipet nuk janë përballur në një finale të Kupës së Botës prej 60 vitesh.

Spanjë-Argjentinë Botërori 2026 do të mësojë sot kampionin e ri të botës, teksa finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të dhurojë një spektakël të madh për futbolldashësit në mbarë botën.

Të dyja kombëtaret kanë justifikuar pritshmëritë e tyre gjatë turneut. Spanja mbërrin në finalen e madhe si kampione në fuqi e Europës, ndërsa Argjentina si fituese e Kupës së Botës. Përballja mes tyre është një duel i shumëpritur në skenën botërore, pasi dy ekipet nuk janë përballur në një finale të Kupës së Botës prej 60 vitesh.

Për këtë sfidë vendimtare, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të ruajë të njëjtin formacion që triumfoi ndaj Francës në gjysmëfinale. I vetmi vendim i rëndësishëm në mesfushë është zgjedhja e Fabian Ruiz, i cili preferohet para Pedrit.

Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka befasuar me disa ndryshime në formacionin titullar. Ai ka zgjedhur të aktivizojë Montiel, De Paul dhe Niko Gonzalez, ndërsa në stol kanë mbetur Molina, Paredes dhe Xhiuliano Simeone.

Finalja pritet të jetë një përballje mes dy filozofive të ndryshme të futbollit dhe një duel i veçantë mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të viteve të fundit.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal. Trajner: Luis De la Fuente

Argjentina: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAlister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez. Trajner: Lionel Skaloni spanja argjentina kupa e botës formacioni zyrtar 2 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Argjentina dhe Mesi kërkojnë të thyejnë “mallkimin”, një motiv më shumë për të mposhtur Spanjën 19 Korrik 2026, 19:2719:27Sport Deshamp mbyll epokën te Franca: Ishte ambient i padurueshëm, do kyç gojën për Zidan 19 Korrik 2026, 19:0619:06Sport Infantino mbush xhepat, Botërori 2026 arkëton 15 miliardë dollarë në arkën e FIFA-s 19 Korrik 2026, 18:4418:44Sport Sulmuesi i Spanjës sulmon ashpër Infantinon: Turp për çmimet e larta të biletave të finales së Botërorit 19 Korrik 2026, 18:2218:22Sport Belingam dhe Mbape ndezin sërish polemikat, mungon përshëndetja e yjeve të Realit në finalen e vogël Angli-Francë 19 Korrik 2026, 18:0018:00Sport Ka gjetur saktë fituesit e 4 edicioneve të fundit në Kupën e Botës, loja e famshme e futbollit parashikon kampionin e vitit 2026 19 Korrik 2026, 17:3817:38Sport